Sapo vendosesh në brendësi të fshatit Dushk të Belshit, rikthehesh në kohë, pikërisht në vitet 70.
Ky fshat ka qenë i populluar nga familje të presekutuara gjatë regjimit komunist. Edhe sot ky fshat vuan mungesën e investimeve, që i ka shtyrë shumë familje të largohen.
Dikur këtu jetonin rreth 3,000 banorë ndërsa sot numërohen më pak se 100, ku mbizotëruese është mosha e tretë.
Banorët shprehen se 10 vitet e fundit, fshati është braktisur me shpejtësi nga të rinjtë. Mungesa e një pune për të siguruar të ardhurat dhe i kushteve bazike jetësore janë një ndër shkaqet kryesore të emigrimit masiv në fshatin Dushk.
Emigrimi masiv, sidomos i të rinjve, është rikthyer fort pas pandemisë. Mungesa e tregut për fermerët e Dumres të Belshit ka sjellë një rritje të lartë të emigracionit, pasi pas falimentimit e vetmja zgjidhje për to ka qenë largimi nga Shqipëria.