ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Deri në 50,000 infermierë mund të largohen nga Mbretëria e Bashkuar për shkak të planeve të imigracionit, sugjeron një studim 3 hours ago
Andy Burnham i bën thirrje Partisë Laburiste të rishikojë planet për ta bërë më të vështirë për azilkërkuesit të vendosen përgjithmonë – politika e Mbretërisë së Bashkuar drejtpërdrejt 3 hours ago
Sot, Kosova dhe Shqipëria zbulojnë kundërshtarët e tyre në ‘play-off’ për Kupën e Botës, gjysmëfinalet dhe finalet hidhen menjëherë 4 hours ago
Caktimi i datës së zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Kosovë, Haradinaj konfirmon pjesëmarrjen në takimin e ftuar nga Osmani 4 hours ago
OBSH: Shqipëria pa progres në Inteligjencën artificiale për shëndetin 4 hours ago
Next
Prev
Home Show - Biz Shqiperia

Miftar Dauti, kryebashkiaku i Hasit nga  koalicioni “Bashkë Fitojmë”, çohet për verifikim të thelluar në Prokurorinë e Përgjithshme

albnews by albnews
12 June, 2023
in Shqiperia
0
Miftar Dauti, kryebashkiaku i Hasit nga  koalicioni “Bashkë Fitojmë”, çohet për verifikim të thelluar në Prokurorinë e Përgjithshme
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka çuar për verifikim të thelluar në Prokurorinë e Përgjithshme, kryetarin e Bashkisë Has, të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Miftar Dauti.

Dauti, në zgjedhjet e 14 majit 2023, mori 55.9% të votave nga totali, saktësisht 4420 vota, ndërsa rivali i tij në garë, kandidati socialist, Beqir Mulaj, mori 3488 vota, rreth 44.11% të votave.

RelatedPosts

Raporti i OIT, sa orë në javë punojnë shqiptarët dhe krahasimi me vendet e tjera

Shembet ura që lidhte tre fshatra në zonën e Delvinës, izolohen tërësisht banorët

Seanca maratonë, mazhoranca miraton me 83 vota pr.buxhetin 2026, opozita del kundër. Sinaj nuk voton “Paqen Fiskale”

Por fitorja në zgjedhje duket se është njëra anë e medaljes. Janë ende të paqarta arsyet se përse Celibashi vendosi që të kryhen verifikime të thelluara të të dhënave të deklaruara në formularin e vetëdeklarimit të subjektit vetëdeklarues Miftar Dauti, Kryetar Bashkie, Bashkia Has, i propozuar nga subjekti zgjedhor Koalicioni “Bashkë Fitojmë”.

Komisioneri nuk i ka bërë publike, por i ka dërguar të dhënat përkatëse në Prokurorinë e Përgjithshme, për vlerësim të mëtejshëm.

Kallëzimi

Miftar Dauti, sipas një njoftimit të policisë, rezulton se ka kërcënuar thuajse një muaj përpara zgjedhjeve, përgjegjësen e OSSH-së në Has. Ai është proceduar penalisht pasi akuzohet se ka kanosur të renë e identifikuar si, Entiola Mulaj, 28 vjeçe, me detyrë Përgjegjëse pranë Zyrës së OSSH-së, dega Has.

Ndërsa Dauti e denoncoi atë për blerje votash, pasi, sipas tij, i ndaloi furgonin e mbushur me ndihma, që drejtohej nga i biri. Për ngjarjen në fjalë edhe Prokuroria ka nisur hetimet.

Sipas policisë, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Has referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. D., 56 vjeç, banues në fshatin Golaj, pasi më datë 18.04.2023, u kallëzua nga shtetasja E. M., 28 vjeçe, me detyrë Përgjegjëse pranë Zyrës së OSSH-së, dega Has, me pretendimin se është është kanosur nga shtetasi M. D.

“Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Has referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit M. D., 56 vjeç, S. D., 43 vjeç dhe F. D., 52 vjeç, të tre banues në fshatin Golaj, pasi më datë 19.04.2023, ka kallëzuar shtetasi I. A., me detyrë elektriçist pranë OSHEE-së, Krumë, se në fshatin Helshan, gjatë procesit të tij të punës, për dërgimin e një transformatori të energjisë elektrike, në këtë fshat, është kundërshtuar për kryerjen e këtij procesi pune, nga shtetasit M. D., S. D. dhe F. D. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Kanosja” dhe “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik”- thuhet në njoftimin e policisë.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Deri në 50,000 infermierë mund të largohen nga Mbretëria e Bashkuar për shkak të planeve të imigracionit, sugjeron një studim

Deri në 50,000 infermierë mund të largohen nga Mbretëria e Bashkuar për shkak të planeve të imigracionit, sugjeron një studim

20 November, 2025
Andy Burnham i bën thirrje Partisë Laburiste të rishikojë planet për ta bërë më të vështirë për azilkërkuesit të vendosen përgjithmonë – politika e Mbretërisë së Bashkuar drejtpërdrejt

Andy Burnham i bën thirrje Partisë Laburiste të rishikojë planet për ta bërë më të vështirë për azilkërkuesit të vendosen përgjithmonë – politika e Mbretërisë së Bashkuar drejtpërdrejt

20 November, 2025
Sot, Kosova dhe Shqipëria zbulojnë kundërshtarët e tyre në ‘play-off’ për Kupën e Botës, gjysmëfinalet dhe finalet hidhen menjëherë

Sot, Kosova dhe Shqipëria zbulojnë kundërshtarët e tyre në ‘play-off’ për Kupën e Botës, gjysmëfinalet dhe finalet hidhen menjëherë

20 November, 2025
Caktimi i datës së zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Kosovë, Haradinaj konfirmon pjesëmarrjen në takimin e ftuar nga Osmani

Caktimi i datës së zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Kosovë, Haradinaj konfirmon pjesëmarrjen në takimin e ftuar nga Osmani

20 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result