Finalizohet projekti EU4SAFEALB, 6 milionë euro për Policinë e Kufirit dhe Migracionit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Në Dhërmi të hënën u finalizua me sukses EU4SAFEALB, një projekt ndihme prej 6 milionë eurosh për Policinë e Kufirit dhe Migracionit të Shqipërisë. Kjo polici ka tani në dispozicion 5 mjete patrullimi të tjera, 2 kulla radari të reja dhe 15 mjete vëzhgimi, njoftoi Delegacioni i BE në Tiranë.

Nëpërmjet EU4SAFELAB, BE-ja u dhuroi autoriteteve shqiptare pajisje moderne dhe trajnime të specializuara.

Kjo mbështetje do të sigurojë kontroll dhe mbikëqyrje efektive kufitare, për të luftuar trafikun e narkotikëve dhe parandalimin e migrimit të paligjshëm.

Gjatë aktivitetit, ku ishte i pranishëm ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi dhe drejtorit të Policisë, Muhamet Rrumbullaku, ambasadorja e BE-së në Tiranë, Christiane Hohmann dhe të ftuarit e tjerë, u ndërmorën një sërë ushtrimesh të simuluara, të kryera me sukses nga policia kufitare shqiptare.

“Është gjithmonë e mrekullueshme të jesh në Dhërmi, veçanërisht sot kur shënuam bashkëpunimin e ngushtë mes BE-së dhe Shqipërisë në luftën kundër krimit të organizuar. Kemi bindjen se autoritetet kufitare shqiptare do të sigurojnë impaktin e pajisjeve të dhuruara, përmes burimeve të mjaftueshme njerëzore dhe materiale”, tha ambasadorja e BE-së, Christiane Hohmann.

Share This Article