Njiheshin për miqësinë e ngushtë, Vladimir Putin reagon për vdekjen e Berlusconit

albnews
By
1 Min Read

Presidenti rus Vladimir Putin ka dërguar një mesazh ngushëllimi për vdekjen e ish-kryeministrit italian Silvio Berlusconit.

Ai e ka kujtuar atë si një mik të dashur e të vërtetë, ndërsa shton se e admironte për mençurinë dhe aftësinë e tij.

“E admirova sinqerisht mençurinë dhe aftësinë e tij për të marrë vendime largpamëse”, thuhet në tekstin e mesazhit të lëshuar nga Kremlini.

Berlusconi ndërroi jetë në spitalin San Raffaele në Milano, në moshën 86-vjeçari. Lajmi i vdekjes së tij është kryefjalë në mbarë mediat botërore.

Share This Article