Për Kombet e Bashkuara, prishja e digës në lumin Dnipro në Ukrainë do të ketë ndikim të madh në sigurinë botërore ushqimore.
Pas kësaj ka të ngjarë që të ketë rritje të çmimit të ushqimit, për shkak të problemeve me të korrat në atë zonë, raporton CNN, përcjell KlanKosova.tv.
“Kjo është një shportë buke, që do të shkojë drejt Detit të Zi, Krimesë. Kjo është një shportë buke jo vetëm për Ukrainën, por për botën”, ka thënë Martin Griffthis, shef i Ndihmave në Kombet e Bashkuara.
“Dhe është pothuajse e pashmangshme që ne do të kemi probleme të mëdha me korrjen dhe mbjelljen dhe korrjen e ardhshme. Ajo me të cilën do të përballemi është pothuajse në mënyrë të pashmangshme, por ende e pa llogaritur qartë, është një ndikim i madh në sigurinë globale të ushqimit”.