Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka njoftuar një paketë të re ndihme për mbrojtjen ajrore për Ukrainën.
Lajmi u bë i ditur sot në një takim të ministrave të mbrojtjes nga Forca e Përbashkët Ekspeditare.
Pajisjet me vlerë 92 milionë paund do të prokurohen në muajt e ardhshëm përmes Fondit Ndërkombëtar për Ukrainën.
Qeveria britanike tha se pajisjet do të rrisin aftësinë e Ukrainës për të “mbrojtur infrastrukturën e saj kritike kombëtare, popullsinë civile dhe personelin e vijës së parë.
“Paketa do të sigurojë radar për të ndihmuar në mbrojtjen nga sulmet pa dallim ruse, si dhe armë dhe një sasi të konsiderueshme municionesh.”