Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj sot derisa ka bërë homazhe tek shtatorja e heroit Zenun Pajazit me rastin e ditëlindjes së heroit, ka komentuar se si e sheh Albin Kurtin si pasues të tij, Haradinaj tha se nëse punon në interes të vendit do e përkrah në të kundërtën do e kundërshtojë atë.
“Nuk është pasues i imi, është kryetari i Qeverisë së vendit nëse e voton Parlamenti dhe i uroj sukses në punët në interes të vendit, nëse punon në interes të vendit i jap përkrahje, nëse jo e kundërshtoj“, tha Haradinaj.