Në qarkun e Shkodrës janë zbuluar 5 raste të kultivimit të drogës, ku janë asgjësuar përmes djegies 841 bimë kanabisi.
Bimët u gjetën të kultivuara në terrenet malore të Shkodrës, Vaut të Dejës dhe Malësisë së Madhe,
Policia ka identifikuar njërin nga autorët e kultivimit të kanabisit në Vaun e Dejës duke shpallur në kërkim 58-vjeçarin F. P., 58 vjeç, banues në fshatin Vig, Vau i Dejës.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.