Sondazhet e para në Britani tregojnë se Partia Konservatore e kryeministrit britanik Boris Johnson, do të jetë fituese e zgjedhjeve të parakohshme të 12 dhjetorit.
Në vend se të largohen nga Bashkimi Evropian më 31 tetor, votuesit tani po përballen me fillimin e një fushate zgjedhore.
Johnson i quajti zgjedhjet mundësi për ta zhbllokuar krizën politike që ia kishte pamundësuar largimin e Britanisë nga Blloku evropian dhe ka minuar besimin në ekonomi.
E, sipas sondazheve, Partia Konservatore po udhëheq ndaj Laburistëve me 15 deri në 17 pikë përqindje.