Navas, lojtari i parë që e fiton Botërorin, Evropianin dhe Ligën e Kombeve

albnews
By
1 Min Read

Jesus Navas është bërë lojtari i parë që e fiton Kupën e Botës, Kampionatin Evropian dhe Ligën e Kombeve.

Navas të gjithë këta trofe i arriti me kombëtaren e Spanjës.

Kujtojmë, Spanja sot arriti të triumfojë ndaj Kroacisë, në finale të Ligës së Kombeve, me anë të penaltive.

Sfida e zhvilluar në Roterdam nuk dha fitues në kohën e rregullt dhe as në vazhdime. Në penalti lojtarët spanjollë ishin më të saktë duke e fituar këtë trofe për herë të parë në histori.

Share This Article