VIDEO| E goditën me telefon ndërsa bënte shqiponjën, Bebe Rexha përfundon me 3 qepje

albnews
By
1 Min Read

Të dielën, Bebe Rexha u përball me një incident të shëmtuar në koncertin e saj.

Ndërsa po performonte dhe po bënte me duar shenjën e shqiponjës, këngëtarja u godit me një telefon në kokë.

E shokuar, artistja ka mbuluar fytyrën me duar dhe është gjunjëzuar në skenë. Stafi i ka ardhur menjëherë në ndihmë, ndërsa më vonë e ëma ka bërë me dije që për shkak të gjuajtjes 33-vjeçarja ka 3 qepje.

Bebe Rexha ishte duke kënduar në skenën e “The Rooftop” gjatë turneut të saj “Best F’n Night Of My Life”.

Share This Article