Më shumë se një e katërta e pacientëve me antidepresantë në Angli, rreth dy milionë njerëz, kanë vijuar t’i marrin këto medikamente për 5 vite.
Sipas BBC, marrja e këtyre medikamenteve vijon edhe pse ka prova të kufizuara të përfitimeve që sjellin këto barna pas një periudhe të caktuar.
Një mjek që drejton një klinikë në NHS që ndihmon njerëzit të heqin dorë nga këto pilulat thotë se simptomat që shoqërojnë lënien e tyre mund ta bëjnë të vështirë për disa që të shkëputen nga trajtimet.
Udhëzimi i tërheqjes u përditësua në vitin 2019, por duket se pak ka ndryshuar.
Më shumë se tetë milionë njerëz në Angli janë me ilaçe kundër depresionit, të cilat jepen me recetë për depresion, ankth dhe çrregullim obsesiv-kompulsiv apo probleme të tjera.
Shifrat e recetave të NHS flasin për një milion njerëz më shumë se pesë vjet më parë.
Të dhënat, e siguruara nga BBC japin një pasqyrë të përgjithshme, por nuk pasqyrojnë rrethanat e pacientëve individualë, disa prej të cilëve mund të marrin antidepresantë për një kohë të gjatë për arsye të forta.
Hetimi zbuloi gjithashtu prova që një kompani lidere e barnave u përpoq 27 vjet më parë të fshihte efektet e mundshme të tërheqjes që mund të shkaktonte një medikament.