Flet Rashica: Duhej ta kishim siguruar fitoren shumë më herët

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica ka treguar formë të mirë në takimin e sotëm që Werder Bremeni zhvilloi ndaj Freiburgut.

Në barazimin 2-2, Rashica shënoi një gol dhe asistoi në golin e dytë për ekipin e tij.

Pas barazimit, Rashica tha se ata e kontrolluan ndeshjen dhe bënë paraqitje të mirë.

“Nuk është se ne po luajmë keq. Ne e kishim ndeshjen plotësisht nën kontroll dhe duhej ta kishim siguruar fitoren shumë më herët”, ka thënë Rashica pas ndeshjes.

Me këtë barazim, Bremeni radhitet në pozitën e 12-të në tabelën e Bundesligës, me 11 pikë të fituara nga dhjetë ndeshjet e para. Ndërsa, Freiburgu është në pozitën e pestë, me 18 pikë.

Share This Article