Ndërsa përpjekjet e shpëtimit vazhdojnë të rriten, tinguj nënujorë u zbuluan nga pajisjet sonar të vendosura për të gjetur anijen 21 këmbë që humbi kontaktin të dielën. CNN raporton se goditja fillimisht vinte çdo 30 minuta dhe u dëgjua përsëri katër orë më vonë.
Tingujt e goditjeve janë marrë nga Oqeani Atlantik në gjuetinë për zhytësin që u zhduk gjatë turneut në rrënojat e Titanikut me pesë persona në bord, duke sinjalizuar “shpresën e vazhdueshme për të mbijetuar”, sipas një memorandumi të qeverisë amerikane, edhe pse oksigjeni i anijes zvogëlohet.
Roger Mallinson, i mbijetuari i fundit i shpëtimit më të suksesshëm në det në histori ka frikë për fatin e pesë pasagjerëve të nëndetëses “Titan”. Protothema shkruan se në vitin 1973, britaniku Roger Mallinson u shpëtua, pasi kaloi 84 orë i bllokuar në një thellësi prej 1575 metrash nën ujë në brigjet e Irlandës.
Ai shprehet pesimist për fatin e pasagjerëve të “Titanit”, duke argumentuar se deri më tani nuk ka pasur asnjë komunikim nga zhytësja e humbur. Nëse ekuipazhi është ende gjallë, zyrtarët thanë të martën se u kanë mbetur rreth 40 orë oksigjen.
“Kjo është një shenjë e keqe. Kjo është e tmerrshme. Nuk mund ta kuptoj pse nuk kanë transmetuar një lloj sinjali ”, pohoi 85-vjeçari Mallinson në deklaratat e tij për rrjetin britanik “Sky News”.
“Ne kishim 12 minuta oksigjen”
Pesëdhjetë vjet më parë, atëherë 35-vjeçari Mallinson dhe më pas 28-vjeçari Roger Chapman (tani i vdekur) po vendosnin një kabllo telefoni transatlantik 150 milje larg brigjeve të Cork, Irlandë, në një anije në det të thellë e quajtur Peshqit III”. Papritur kapaku i dhomës së motorit u hap aksidentalisht nga anija sipërfaqësore me të cilën ishin lidhur.
Mbi një ton ujë filloi të derdhej në pjesën e pasme të pavarur të zhytësit dhe pasi dy burrat ishin varur nga anija sipërfaqësore, linja e ankorimit të tyre u prish dhe ata ranë në fund të detit me rreth 40 milje në orë.
Një zhytës me përvojë, i cili shkoi vetë në oqean për të parë rrënojat e Titanikut, ka frikë se nëndetësja që u zhduk të dielën mund të ketë shpërthyer mijëra metra nën ujë. Michael Harris, i cili njeh tre nga pesë pasagjerët në bordin e nëndetëses së zhdukur, i tha Fox Neës se nuk është optimist se ata do të shpëtohen dhe beson se nuk ka asgjë që Marina e SHBA mund të bëjë.
“Skenari i rastit më të keq është që diçka ka ndodhur me dhe se ka shpërthyer në thellësinë 3,200 metra”, tha Harris.
Në ato thellësi, pesha e ujit do të ushtronte presion ekstrem hidraulik mbi nëndetëse.
Ekipet e shpëtimit nga SHBA dhe Kanadaja janë ende duke u përpjekur për të gjetur anijen, e cila besohet se për herë të fundit ka dërguar një sinjal ndërsa ishte drejtpërdrejt mbi rrënojat e Titanikut. Nëndetësja besohet të ketë mjaftueshëm oksigjen për të mbijetuar nën ujë deri të enjten pasdite.
Por një shpërthim do të thotë se çdo shpresë është zhdukur prej kohësh. Nëse ndonjë pjesë e bykut të nëndetëses, e përbërë nga fibër karboni dhe titan, do të pësonte një çarje të vogël, do të pasonte me një shpërthim vdekjeprurës.
“Kur zhytesh në këto situata, duhet të bësh gjithçka në mënyrë absolutisht të përsosur dhe sipas rregullave,” – tha Harris.
Titani supozohet të komunikonte duke i dërguar një “ping” anijes së tij mëmë, Princi Polar, çdo 15 minuta – i fundit sinjal erdhi kur mjeti po lundronte mbi rrënojat e Titanikut rreth orës 10:00 të mëngjesit të së dielës. Në atë moment u krijua kaos. Një thirrje për ndihmë iu bë Rojës Bregdetare të SHBA në orën 21:00, dega e së cilës në Boston tani po udhëheq misionin e shpëtimit.
Pesë persona ishin në bordin e Titan, një nëndetëse 7 metra e gjatë që dërgon turistët që paguajnë për të parë Titanikun e mbytur në thellësinë e Oqeanit Atlantik. Miliarderi britanik Haymish Harding është një nga pesë personat në bord, së bashku me drejtorin ekzekutiv të “Oceangate”, kompania që organizon këto ekspedita Stockton Rush, eksploruesin francez Paul Henri Nargele, biznesmenin pakistanez Shahzad Daëood (48) dhe djalin e tij, 19-vjeçar, Sulejman.