“Kurti dhe Vuçiç bien dakord për zgjedhjet”, Borrell: Të lirohen pa kushte 3 policët

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell tha se në takimet që ka pati sot, veçmas, me Kryeministrin e Kosovës dhe Presidentin e Serbisë, është rënë dakord se duhet të ketë zgjedhje të reja në katër komunat veriore të Kosovës.

Gjithashtu, Borell deklaroi se i ka thënë Vuçiçit se tre policët e Kosovës që po mbahen në paraburgim në Serbi “duhet të lirohen menjëherë dhe pa kushte”.

Kryediplomati europian shtoi se pret nga palët që të ulin tensionet dhe të përmbushin detyrimet e tyre pa asnjë parakusht.

Sipas Radio Evropa e Lirë, Borrell shtoi se në takimin me Kurtin, ka ritheksuar kërkesën që kryetarët shqiptarë të zgjedhur në komunat serbe, të punojnë nga ndërtesa alternative.

Në lidhje me arrestimet e disa serbëve në Kosovë pas protestave të fundit në veri, Borell po ashtu tha se nuk mund të ketë mosndëshkim për autorët e dhunës.

Share This Article