Shumica prej nesh e dinë instinktivisht fuqinë që ka muzika në humorin dhe energjinë tonë.
Por jo vetëm kaq, hulumtimet sugjerojnë se muzika sjellë përfitime si për shëndetin tonë fizik ashtu edhe atë mendor në shumë mënyra.
Lehtëson dhimbjen – Muzika mund të zvogëlojë shumë intensitetin e dhimbjes, veçanërisht në kujdesin intensiv ose mjekësinë paliative.
Stimulon shumicën e zonave të trurit – Muzika aktivizon pothuajse të gjitha rajonet e trurit. Gjithashtu forcon lidhjet midis pjesëve të ndryshme të tij.
Përmirëson cilësinë e gjumit – Dëgjimi i muzikës klasike ka treguar se trajton në mënyrë efektive pagjumësinë.
Rrit kreativitetin tuaj – Studimet kanë zbuluar se dëgjimi i muzikës, siç është muzika klasike, mund të rrisë krijimtarinë tuaj.
Redukton stresin – Hulumtimet kanë zbuluar se dëgjimi i muzikës mund të lehtësojë stresin duke nxitur reduktuesit biokimikë të stresit.
Lehtëson simptomat e depresionit –Kur ndiheni të dëshpëruar, muzika mund t’ju ndihmojë të ngriheni. Megjithatë, hulumtimet sugjerojnë se lloji i muzikës ka rëndësi. Tingujt klasikë dhe meditues janë tingujt e duhur për të lehtësuar simptomat e depresionit.
E mban zemrën të shëndetshme – Studimet tregojnë se dëgjimi i muzikës relaksuese mund të ngadalësojë rrahjet e zemrës dhe të ulë presionin e gjakut.