Pasi kishte refuzuar më parë të dorëzohej, shefi i kompanisë ushtarake private Vagner, Yevgeny Prigozhin urdhëroi forcat e tij të ktheheshin mbrapsht pas marshimit të tyre që synonte të merrte Moskën në një përpjekje për kryengritje të armatosur.
Ky ishte një moment vendimtar që zbuti papritmas një krizë që po kërcënonte stabilitetin e Rusisë.
Sipas Kremlinit kjo pasoi ndërhyrjen nga qeveria bjelloruse, ku u tha se ishte arritur një marrëveshje ku palët binin dakord që shefi i Vagnerit të largohej për në Bjellorusi dhe të mos procedohej penalisht.
Po si arriti gjendja deri këtu?
Prigozhin akuzoi të premten ushtrinë ruse për sulm ndaj një kampi të Vagnerit dhe vrasjen e një numri të njerëzve të tij. Ai u zotua të hakmerret me forcë, duke nënkuptuar se forcat e tij do të shkatërronin çdo rezistencë, duke përfshirë bllokimet e rrugëve dhe avionët.
Trupat e Vangerit morën kontrollin e një objekti kryesor ushtarak në qytetin jugor rus, të Rostovit mbi Don dhe disa luftëtarë përparuan drejt Moskës. Kryengritja përfundoi me marrëveshjen e ndërmjetësuar me sa duket nga Bjellorusia.
Çfarë po ndodh tani?
Prigozhin tha se ai urdhëroi forcat e tij të ktheheshin mbrapsht pas marshimit për të marrë Moskën.
Këtë urdhër ai e dha pas ndërmjetësimit të qeverisë bjelloruse për të ndaluar përparimin e Vangerit.
Shefi i Vangernit tha se urdhri për të ndaluar marshimin dhe për t’u kthyer mbrapsht synonte të shmangte gjakderdhjen mes rusëve.
Sipas zëdhënsit të Kremlinit, Dimitry Peskov, Prigozhin ra dakord të largohet nga Rusia për në Bjellorusinë fqinje. Megjithatë, vendndodhja e tij aktuale mbetet e paqartë.
Çfarë do të ndodhë më pas për Prigozhin?
Akuzat penale kundër Prigozhin janë hedhur poshtë dhe luftëtarët e Vagnerit nuk do të përballen me asnjë veprim ligjor për tentativën e tyre për kryengritje.
Megjithatë, ekspertët kanë paralajmëruar se rreziku nuk ka mbaruar për shefin e grupit mercenar.
Çfarë do të thotë kjo për Putinin?
Përplasja e armatosur ishte një nga momentet më dramatike për Putinin që nga ardhja e tij në pushtet 23 vjet më parë, dhe ndoshta një nga momentet më të paqëndrueshme që nga sulmi i tij brutal në Ukrainë më shumë se një vit më parë.
Ekspertët thonë se pavarësisht uljes së dukshme të tensionit, reputacioni i njeriut të fortë është komprometuar dhe mbeten shumë pikëpyetje se çfarë mund të ndodhë më pas.
Si është përgjigjur Ukraina?
Presidenti Volodymyr Zelensky, në fjalimin e tij të mbrëmjes tha se Putini është shumë i frikësuar, duke shtuar se presidenti rus ndoshta po fshihet diku nga frika, transmeton CNN
Këshilltari presidencial ukrainas Mykhailo Podolyak tha se përshkallëzimi i situatës në Rusi nga Prigozhini, ishte në prag të rrëzimit të Putinit. Ai kritikoi Prigozhinin që urdhëroi kthimin mbrapsht të forcave të tij në mënyrë krejt të papritur.