• Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
Friday, May 16, 2025
  • Login
ALB UK News
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme
No Result
View All Result
ALB UK News
No Result
View All Result
Home Bota
Nga “truri i vdekur” te inovacioni, si lufta e Ukrainës e transformoi NATO-n

Nga “truri i vdekur” te inovacioni, si lufta e Ukrainës e transformoi NATO-n

by albnews
25 June, 2023
in Bota
0
3
VIEWS

Që kur presidenti Vladimir Putin dha urdhrin që trupat ruse të pushtonin Ukrainën, përgjigja ndërkombëtare ishte e atillë duke dërguar pajisje ushtarake konvencionale – tanke, sisteme raketore, artileri – dhe duke trajnuar ushtarët ukrainas.

Agresioni i Rusisë nuk ka qenë i kufizuar në fushën e betejës. Edhe para pushtimit, zyrtarët e NATO-s vunë re një rritje të luftës jo-konvencionale që synonte Ukrainën dhe objektivat e tjerë perëndimorë.

Që nga fillimi i luftës, dezinformatat, kufizimet e energjisë dhe sulmet kibernetike mbi infrastrukturën janë përdorur nga Kremlini për të justifikuar luftën.

“Një armë, sipas përkufizimit të saj më të gjerë, është diçka që mund ta përdorni për të detyruar dikë të bëjë atë që ju dëshironi. Ju mund t’i vendosni një armë në kokë, ta shantazhoni, mund të përhapni dezinformata për t’i kthyer të tjerët kundër tyre ose mund të fikni energjinë në shtëpinë e tyre” tha David van Weel, Ndihmës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s për Sfidat e Sigurisë në zhvillim.

Ato armë nuk janë të drejtuara vetëm drejt objektivit, në këtë rast Ukrainës.

“Rusia pretendon se NATO premtoi të mos zgjerohej kurrë në lindje pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik. Por ndodhi e kundërta. Padyshim që ka një përqindje të popullsisë sonë që bie në këtë lloj dezinformimi”, tha van Weel.

Van Weel shpjegon se këto lloj sulmesh mund të kenë ndikim në botën reale, duke iu referuar një sulmi kibernetik që shkatërroi fermat gjermane vitin e kaluar.

Pranohet përgjithësisht se siguria energjetike ka qenë një tipar kyç i luftës në Ukrainë, me Rusinë që përdor energjinë si armë kundër aleatëve perëndimorë.

Pjesa më e madhe e fokusit perëndimor që nga fillimi i luftës ka qenë në shpenzimet e mbrojtjes. Nuk është sekret që shumica dërrmuese e aleatëve të NATO-s për vite me radhë janë shumë larg objektivit të tyre prej 2%, diçka që ka zemëruar prej kohësh zyrtarët në selinë e NATO-s në Bruksel.

Një shpjegim i zakonshëm se pse ndodhi një luftë e tillë në epokën post-sovjetike, vendet perëndimore u vetëkënaqën, duke ndjerë se kishin fituar Luftën e Ftohtë.

“Vetë vendet larg pushtimit mendonin se distanca do të çonte në sigurinë dhe ata mund të vazhdonin të injoronin urgjencën në rritje të investimeve në fushën e sigurisë”, tha Keir Giles,  bashkëpunëtor i lartë në qendrën e mendimit Chatham House me qendër në Londër.

“Shpenzimi i 2% të PBB-së për mbrojtjen supozohej të ishte një bazë – niveli minimal i besueshëm i buxhetit të mbrojtjes. Me kalimin e kohës, vendet cinike që nuk ndiheshin të rrezikuara treguan shpenzimet prej 2% për të pretenduar se po bënin mjaftueshëm në fushën e mbrojtjes. Por në realitet, nuk kishte asnjë përcaktim se për çfarë shpenzohej ai 2% – edhe nëse e arrinin atë prag –, kështu që nuk ishte kurrë një tregues se sa të përgatitur apo të dobishëm mund të ishin”, shtoi Giles.

Kjo inerci ka penguar gjithashtu aftësinë e Perëndimit për t’u marrë me kërcënimet kibernetike dhe jokonvencionale nga kundërshtarët, përfshirë Rusinë dhe Kinën.

Për ata që punonin në këto zona, nuk ishte befasi që Rusia kishte qenë kaq e suksesshme duke ndërhyrë në zgjedhjet e kombeve të tjera ose që Kina kishte përhapur me kaq sukses dezinformimin në vendet perëndimore gjatë pandemisë.

Peter Caddick-Adams, ish- historian i NATO-s, shpjegon se është jashtëzakonisht e vështirë për vendet që nuk janë aktualisht në luftë të sillen sikur të jenë.

“NATO mund të përparonte po aq shpejt sa anëtarët ishin të gatshëm të investonin. Nëse jeni në demokraci në kohë paqeje, është shumë e vështirë të kaloni në atë bazë dhe të kundërsulmoni përmes mjeteve jo-konvencionale. Nëse nuk jeni në luftë, do të ketë një kufi në atë që ju dhe publiku juaj jeni të gatshëm të shpenzoni për gjëra që nuk mund t’i shohin”, tha ai.

Teksa të gjithë sytë do të jenë në faktin nëse Suedia do të bëhet apo jo vendi i 32-të që i bashkohet NATO-s në samitin e muajit të ardhshëm, Aleanca e Atlantikut të Veriut do të përdorë këtë samit për të treguar se është e përgatitur për të ardhmen e saj.

Në këtë samit do të shpallet Fondi i Inovacionit të NATO-s, një projekt që do të bashkojë 23 anëtarë të NATO-s me biznesin privat në sektorin e teknologjisë.

Kjo parashikon që vendet pjesëmarrëse do jenë partnerë me kufizime, që do të thotë se ata nuk do të kërkojnë shumicën e aksioneve në kompani dhe do t’i lejojnë kompanitë të vazhdojnë të punojnë me investitorë të tjerë, përfshirë edhe ata jashtë NATO-s.

Pse një organizatë si NATO po merr një qasje kaq të ngadaltë ndaj zhvillimit të teknologjive që së shpejti do të bëhen kaq kritike për sigurinë kombëtare dhe ndërkombëtare?

“Inovacioni dikur vinte nga sektori i mbrojtjes. Ne mendojmë për GPS-në dhe internetin. Por kjo botë ka ndryshuar plotësisht tani. Inovacioni vjen nga bizneset fillestare dhe ekosistemet akademike, jo më nga kompanitë apo qeveritë e mëdha”, tha van Weel.

Fondi i inovacionit është plani i dytë i madh i NATO-s për t’u marrë me kërcënimet jokonvencionale dhe zhvillimi do të nisë këtë vit.

Përshpejtuesi i Inovacionit të Mbrojtjes për Atlantikun e Veriut (DIANA) filloi programin e tij të parë sfidues pilot më 19 qershor.

A do të ketë sukses kjo për të përgatitur më mirë Perëndimin për dekadën e ardhshme?

Kina, në fund të fundit, po bëhet më armiqësore dhe nuk ka siguri se si përfundon lufta e Rusisë në Ukrainë, as nëse ajo derdhet përtej kufijve të Ukrainës.

Dhe nëse lufta përfundon, a ka rrezik që aleatët t’i kthehen vetëkënaqësisë të së kaluarës?

Giles argumenton se NATO po merret me pasojat e dekadave kur anëtarët e saj kishin luksin të pretendonin se problemi i mbrojtjes dhe sigurisë ishte zhdukur.

Pushtimi i Rusisë “duhet të ketë vërtetuar përtej çdo dyshimi se Evropa është nën kërcënim dhe duhet të investojë për të mbrojtur veten, si në aspektin e sigurisë konvencionale dhe jokonvencionale”, tha ai.

Teksa politikanët po premtojnë shpenzime bindja e publikut për këtë është thelbësore, edhe pas Ukrainës. Sipas Gilesit, ky “është një hap i imagjinatës që duket përtej aftësive të shumicës së politikanëve perëndimorë”.

Caddick-Adams thotë se Ukraina ofron një dritare për NATO-n për të provuar se aleanca mund të veprojë në mënyrë efektive pa u përfshirë vetë në luftë, duke i bërë kështu anëtarët e saj më të kënaqur me shpenzimet në të ardhmen.

“Ukraina është bërë një trampolinë në thelb për eksperimentet e NATO-s në luftën jokonvencionale. Pa angazhuar Rusinë, NATO i ka mundësuar Ukrainës të provojë disa nga gjërat që NATO do të dëshironte të bënte, por politikisht nuk mund t’i bëjë”, tha ai.

S’mund të harrohen lehtë komentet e Emanuele Macron duke e cilësuar NATO-n si “tru të vdekur”. Mënyra si u kap Aleanca nga lufta e Putinit në Ukrainë mund t’i japë të drejtë kësaj pikëpamjeje të Macronit.

Uniteti i aleancës ka qenë një nga aspektet më pak të pritura dhe më të mirëpritura të reagimit të Perëndimit ndaj luftës në Ukrainë.

Stabiliteti relativ i politikës brenda aleancës ka krijuar një dritare për NATO-n për të provuar gjëra të reja.

Megjithatë, zyrtarët janë gjithashtu të vetëdijshëm se kjo qasje kolegjiale mund të mos zgjasë përgjithmonë. Ndërkohë që nuk dihet se sa do të zgjasë lufta, transmeton CNN. 

Në perspektivë pritet që Ukraina të jetë dominante për Aleancën e Atlantikut të Veriut dhe do të shndërrohet një çështje kryesore e debatit politik dhe zgjedhor në garën për Shtëpinë e Bardhë në vitin 2024.

Previous Post

Greqia rikuperon qindra artefakte të vjedhura

Next Post

Mori 30 mijë euro dhe u largua i qetë, publikohet video e grabitjes, Policia: 5 mijë euro shpërblim kush jep informacione

albnews

albnews

Related Posts

Lufta në Ukrainë, shefi i NATO-s flet nga Tirana: ‘Topi’ në fushën e Putinit! Vlerësoj rolin e Trump në zhbllokimin e situatës
Albania

Lufta në Ukrainë, shefi i NATO-s flet nga Tirana: ‘Topi’ në fushën e Putinit! Vlerësoj rolin e Trump në zhbllokimin e situatës

16 May, 2025
EMRI-FOTO/ Kush është shqiptari në listën e më të kërkuarve në Europë
Albania

EMRI-FOTO/ Kush është shqiptari në listën e më të kërkuarve në Europë

15 May, 2025
Rënia e Joe Biden dhe si kamuflua nga ajo nga ekipi i tij, libri i dy autorëve amerikan që zbulon prapaskenat
Bota

Rënia e Joe Biden dhe si kamuflua nga ajo nga ekipi i tij, libri i dy autorëve amerikan që zbulon prapaskenat

15 May, 2025
Next Post
Mori 30 mijë euro dhe u largua i qetë, publikohet video e grabitjes, Policia: 5 mijë euro shpërblim kush jep informacione

Mori 30 mijë euro dhe u largua i qetë, publikohet video e grabitjes, Policia: 5 mijë euro shpërblim kush jep informacione

  • Trending
  • Comments
  • Latest
Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

28 June, 2024
Ukraina dështon në grabitjen e bombarduesit strategjik të Rusisë

Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

8 July, 2024

Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

11 February, 2025
Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

12 August, 2024
Albania Today Part 2 ( Ministria Turizmit , Toptani Shopping Center , Plaza Tirana Hotel.)

ALB UK is airing a documentary against the stereotype Sky news portray on Albanians and Albania.

0

Ngrohja globale po afron

0

Salah kthehet në makineri golash, Liverpuli drejt vendit të dytë

0

3 mijë emigrantë të kapur gjatë muajit janar-shkurt

0
Osmani bën thirrje për konstituimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë: Zhvillimet gjeopolitike janë të shpejta dhe globi nuk na pret

Osmani shpërthen ndaj BE-së në Tiranë: I keni hapur derën atyre që shkojnë te Putini dhe bllokoni Kosovën

16 May, 2025
The Telegraph: Starmer është një pengesë e përkohshme për shqiptarët që vijnë në Britani!

The Telegraph: Starmer është një pengesë e përkohshme për shqiptarët që vijnë në Britani!

15 May, 2025
Ursula von der Leyen mbërrin në Tiranë, Presidentja e KE publikon foto nga kryeqyteti, por fsheh kullën pas Sahatit

Ursula von der Leyen mbërrin në Tiranë, Presidentja e KE publikon foto nga kryeqyteti, por fsheh kullën pas Sahatit

15 May, 2025
Nga Majko, Meta, Xhaçka e Gjylameti, kush mbetet jashtë kuvendit nga brezi i vjetër

Nga Majko, Meta, Xhaçka e Gjylameti, kush mbetet jashtë kuvendit nga brezi i vjetër

15 May, 2025

Popular Stories

  • Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    Tronditet Britania, gardiania e burgut s*ks në qeli me të dënuarin, dalin pamje

    4707 shares
    Share 1883 Tweet 1177
  • Arrestohet në Londër shqiptarja e shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, ja për çfarë akuzohet

    2397 shares
    Share 959 Tweet 599
  • Nga Av. Naim Hasani/ “Kush ka hyre ilegalisht ne Britani, nuk do te behet asnjehere shtetas Britanik”

    1869 shares
    Share 748 Tweet 467
  • Tjetër sulm në Angli/ Qëllohet me thikë një grua dhe vajza 11-vjeçe në Leicester Square

    1811 shares
    Share 724 Tweet 453
  • Gjyqtari britanik paragjykon shqiptarin në gjyq: Historinë tënde e dëgjoj çdo javë

    1696 shares
    Share 678 Tweet 424
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
  • Lajme

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • Maqedonia
  • UK
  • Bota
  • Sport
  • Rajoni
  • Diaspora
  • Lajme te tjera
  • Live TV
  • Kontakto
    • Terms and Condition
    • Termat dhe Kushtet
  • Lajme

© 2023 ALBUKTV.COM