Rektorja e Universitetit “Luigj Gurakuqi” Suzana Golemi prej 4 ditësh ndodhet në kërkim, pas shfaqjes së një video të saj në media teksa merrte para në këmbim të notës.
Dhe për këtë ka reaguar Sindikata e Punonjësve të Universitetit. Kryetari i Sindikatës, Peter Saraçi ka kërkuar hetim të thelluar në mënyrë që t‘i jepet fund një herë e mirë skemës korruptive në Universitet.
“Shpreh indinjatën time për sjellën e drejtuesve të Univeristetit, pasi ka 4 ditë që që nuk po bën një deklaratë zyrtare për ngjarjen, shihet që do të kalojë në heshtje situatën. Kjo është një situatë shqëtesuese, dhe është e turpshme të mos reagosh. Kërkohët një ndërhyrje urgjente dhe radikale“, u shpreh ai.
Saraçi thotë se kjo ndikon drejtëpërdrejt në imazhin e Universitetit duke rrezikuar edhe numrin e studentëve pasi së shpejti nis faza e aplikimeve.
“Shpresoj që mos ta dëmtojë por normalisht nuk është një gjë normale sepse kjo ngajrje ka ndodhur në departamentin e vetëm që ka studentë, në Fakultetin e Shkencave të Natyrës. Kjo është një dëmtim i imazhit të Universitetit, qytetit të Shkodrës dhe punës së pedagogut“, shtoi Saraçi.
Sindikata e Punonjësve të Universitetit dënoi edhe mungesën e një reagimi zyrtar nga ana e Senatit, teksa kërkoi serjozitet edhe nga ana e institucioneve ligjzbatuese.