Georgina Rodriguez tregoi figurën e saj të pabesueshme trupore teksa iu bashkua partnerit të saj Cristiano Ronaldo në një udhëtim luksoz me jaht në Sardenjë të Italisë, të premten
Modelja 29 vjeçe, dukej e pabesueshme në një palë pantallona të shkurtër palestre, teksa ishte ulur në një shezlon dhe duke marrë reze diellit në anijen shumë luksoze.
Ndërkohë, i dashuri i saj futbollist, 38 vjeç, tregoi trupin e tij me muskuj teksa u fotografua duke u zhytur në det përpara se të freskohej me një dush në jaht, shkruan DailyMail.
Georgina tregoi barkun e saj të tonifikuar e veshur me një bluzë të ndezur ngjyrë blu, të cilën e kombinoi me pantallona të shkurtra.
Për aksesor, ajo kishte zgjedhur një gjerdan me varëse argjendi dhe i mbrojti sytë nga dielli me një palë syze dielli të zeza.
Influencuesja e rrjeteve sociale i kishte lënë të lirshme flokët e saj të zeza, të cilat binin mbi shpatullat e saj.
Asaj iu bashkua edhe partneri i saj Cristiano, i cili tregoi fizikun e tij muskuloz teksa ishte pa këmishë me pantallona të shkurtra noti të bardha.
Ai u fotografua duke u freskuar në një dush në ambientet e jashtme të jahtit, ndërsa më pas shijoi një notim të shpejtë në oqean.
Cristiano gjithashtu kaloi pak kohë cilësore me Georginan, duke u ulur bashkë në diell.
Superylli portugez Cristiano është shumë i fiksuar për rutinat e tij shëndetësore dhe fitnesin, gjë që i mundëson atij të qëndrojë në top formë.
Ai tani po fiton 175 milionë funte (202 milionë euro) në vit në Arabinë Saudite, pasi u transferua në klubin futbollistik Al-Nassr.
Çifti janë nisur për në Itali për një pushim me fëmijët e tyre dhe kanë dokumentuar udhëtimin e tyre luksoz përmes fotografive dhe videove të ndryshme në rrjetet sociale.
Cristiano ka djalin Cristiano Jnr, 12 vjeç, dhe binjakët Eva dhe Mateo, pesë vjeç, të cilët i kishte para se të takonte Georginan.
Ndërkohë me bukuroshen Rodriguez ai ka vajzën Alana Martina, gjithashtu pesë vjeçe, dhe foshnjës 13 muajshe Bella, të cilën çifti e mirëpritën në jetë, në prill të vitit të kaluar.
Sipas raportimeve në Spanjë, Georgina besohet të ketë një marrëveshje të hekurt “të stilit para martesës” me Cristianon nëse çifti ndahet.
Çifti u shfajësua nga ligjet saudite që parandalojnë çiftet e pamartuara të bashkëjetojnë në Mbretërinë Saudite kur Cristiano u transferua atje në janar të këtij viti.
Por pavarësisht se nuk janë të martuar ligjërisht, sipas TV Guia, janë vendosur marrëveshje mes çiftit nëse ata ndahen për të siguruar që Rodriguez të marrë mbështetje financiare.
Raportohet se nëse Georgina ndahet nga Ronaldo, asaj do t’i takojë shtëpia e familjes në Madrid, si dhe do të marrë një pagë mujore në vlerë 85,900 funte (100,000 euro) për pjesën tjetër të jetës së saj.
Cristiano u emërua si futbollisti më i paguar në botë nga revusta “Forbes” në fillim të majit, me të ardhurat e tij vjetore këtë vit që thuhet se arrijnë në 109 milionë funte (126 milionë euro).