Turqia ka dënuar djegien e Kuranit, librit të shenjtë të Islamit, gjatë një proteste në Suedi, e cila mund të kërcënojë kërkesën e vendit nordik për anëtarësim në aleancën e NATO-s.
Në një reagim, Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan tha se Turqia është e lodhur nga islamofobia, teksa theksoi se Suedia, një vend që kërkon të bëhet aleate e NATO-s, nuk duhet të tolerojë veprime të tilla.
“Ne jemi të lodhur nga mundësimi i islamofobisë dhe rasteve të vazhdueshme të urrejtjes për fenë tonë nga ana e autoriteteve evropiane, veçanërisht në Suedi. Ata që kërkojnë të bëhen aleatët tanë në NATO, nuk mund të tolerojnë apo mundësojnë sjellje destruktive të terroristëve islamofobikë dhe ksenofobikë”, tha Erdoga.
Reagimi i Erdogan erdhi pasi Salëan Momika, një protestues i cili emigroi në Suedi nga Iraku, mori një leje nga gjykata që e lejoi atë të digjte Kuranin. Djegia e librit vjen në një kohë kur Suedia po përpiqet të kapërcejë kundërshtimet e Turqisë ndaj anëtarësimit të saj në NATO.