Qytetarët vijojnë të protestojnë në Paris, pas vrasjes së një të riu nga Policia, ndërsa për pasojë kryeqyteti francez ka marrë një sërë masash duke shpallur shtetrrethimin në disa zona.
Shtetrrethimi do të zbatohet në periferi të Clamart, në jug-perëndim të Parisit, midis orës 21:00 me orën lokale, nga 29 qershori deri të hënën 3 korrik.
Po ashtu është pezulluar edhe transporti publik, ku autobusët dhe tramvajet do të ndërpresin punën në rajonin e Parisit nga ora 21:00 me kohën lokale.
Ky vendim, sipas zyrtarëve francezë, është marrë për shkak se transporti publik ishte shënjestra e protestuesve në orët në vijim.
Protestat e dhunshme në Paris filluan pasi policia qëlloi për vdekje një djalë 17-vjeçar, të quajtur Nahel M. Punonjësi i policisë që qëlloi adoleshentin është akuzuar për vrasje me dashje dhe është arrestuar
Pasditen e kësaj enjtes, një marshim i drejtuar nga nëna e viktimës shpërtheu në dhunë dhe kaos.
Disa oficerë u plagosën në Nanterre, afër Parisit, ndërsa protestuesit i vunë flakën disa makinave./ BBC