Kristina Baikova, zv.presidente e një banke në Rusi, ka humbur jetën në mënyrë misterioze pasi u rrëzua nga dritarja e shtëpisë së saj në Moskë.
28-vjeçarja raportohet se ka qenë në shtëpi me një mikun e saj 34-vjeçar në momentin kur ndodhi ngjarja.
Kristina u rrëzua nga kati i 11 i pallatit dhe humbi jetën në vend.
34-vjeçari i quajtur Andrei i ka thënë policisë ruse se e ftoi 28-vjeçarja në shtëpi për të pirë dhe më pas ajo doli në dritare rreth orës 03:00 të mëngjesit e u rrëzua.
Policia ruse vijon hetimet për ngjarjen.
Vdekje të kësaj natyre sjellin në vëmendje vdekjen e disa zyrtarëve rusë të cilët kanë humbur jetën në mënyrë të pashpjegueshme dhe të papritur pasi kritikuan luftën e Vladimir Putin në Ukrainë.