Tufa e pulëbardhave të uritura i vërsulen pushuesit në një plazh në Britani

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Ky është momenti kur një pushues në plazh vrapon me tërë forcën për t’i shpëtuar tufës së pulëbardhave, që i ishin vërsulur dhe duket se ishin të uritura, pasi dëshironin t’ia merrnin patatinat.

Ai po shijonte rrezet e diellit në plazh, kur tufa e pulëbardhave ia vërejtën patatinat që i kishte me vete, transmeton Telegrafi.

Sulmi ndodhi në një plazh në Britani të Madhe, ndërsa i riu kur e kuptoi se nuk ka nga “t’ia mbajë”, vendosi ti hedhë patatinat.

Në momentin që e bëri këtë gjest, tufa e pulëbardhave u ndalën dhe nuk e ndiqnin më. Në fakt ato menjëherë ia mësynë patatinave.

Sipas tij, pulëbardhat ishin të uritura dhe kishin nevojë për ushqim, dhe patatinat duket se i kishin nxitur që t’i vërsulen.

Share This Article