NY1 (Spectrum News) kanali televiziv zyrtar i bashkisë së qytetit Nju Jork, ka trasmetuar dje një program episodikë dhe speciale për ushqimin dhe gatimin në këtë qytet.
Ku një vend të veçantë dhe që tërheqë vëmendjen ja kushtojë ushqimit mesdhetar, shijes së gatimeve shqiptare, dhe orenditë (artfakte) të Shqipërisë, Kosovës dhe trevave shqiptare në Ballkanin perëndimor të servirura në restorantin shqiptar “Çka Ka Qëllu” që si thotë NY1 e ndihmuan këtë lokal që ajo të futej në listën e restoranteve më të mira në New York.
Pronari i “Çka ka Qëllu” Ramiz Kukaj i tha televizionit të qytetit të New Yorkut, NY1 se restoranti i tij, synon t’u japë klientëve një përvojë autentike evropiane (mesdhetare) dhe brendësia e restorantit është plot me artefakte historike nga Shqipëria, Kosova dhe trevat shqiptare.
“Kur vendosa të hap restorantin e parë shqiptar në Shtetet e Bashkuara, vendosa të sigurohem që të sjell edhe kulturën dhe traditën tonë”, tha ai gjatë një paraqitjeje në programin e mëngjesit “Mornings On 1” të premten.
Ai sot tha NY1 ka pronë të tij 3 restorante “Çka ka Qëllu” ndërkohë, që restorantin e parë e ka hapur që nga viti 2017 – duke filluar në Hughes Avenue në Bronx, dhe duke hapur një vendndodhje të dytë në East 31st Street në Manhattan në 2019 – Me ushqimet e servirura në “Çka ka Qëllu”, zuri një vend në listën e 10-të në 2021, dhe 100 restoranteve më të mira në qytet të përzgjedhura në “The New York Times” këtë pranverë.
“Çka Ka Qellu”
Sipas NY1, kur ato “skutat” tuaja të zakonshme për drekim fillojnë t’ju duken të gjitha njësoj, ka ardhur koha për një natë ose një drekë në “Çka ka Qëllu”, i cili është vetëm pak “hapa” larg qiellgërrvishtësit ikonë në qytetin e New York-ut, “Empire State Bulding” një bllok tjetër gradaçieles të cilat radhiten përgjatë rrugëve të famshme, 5 Avenue, Park Avenue e Madison Avenue në Manhattan NYC, deri sa shkon e përballesh me tabelën me drita të kuqe “Çka ka Qëllu”, dhe një “bahçe” me lule të freskëta dhe tavolinat verore vendosur në trotuar.
Sapo hyn brenda lokalit tashmë të njohur duke se gjendesh në një tavernë të vogël fshati, diku në Shqipëri apo në Kosovë. Pronari, kryekuzhinieri, dhe kamarierët do t’ju ndjekin me sy kur të hyni dhe do të merrni buzëqeshjen dhe mirëpritjen shqiptare, prej tyre.
Ndërsa ju jeni “përpirë” nga artefaktet: një koleksion të disa instrumenteve folklorike muzikore, veglave bujqësore, mullirëve të kafesë, dhe veshjeve tradicionale folklorike , librave dhe armë antike të shekujve të kaluar varur në mure.
Era e bukës që po piqen në furrë afër derës, dhe mishrat e pjekura në zgarë të “çajnë” hundën.
NY1 rekomandon: Kërkoni për pak speca turshi dy apo tre lloje salca e tarator që shkojnë me to, pas të cilave do t’ju duhet një çomlek me mish viçi apo mantia me mish furre, të zhytura në kos, e të shërbyera në tavë dheu.
Sigurisht edhe ëmbëlsirat që “Çka ka Qëllu” thotë se i gatuajnë po aty, gjithashtu, si për shembull ‘sheqerpare’, revani, kadif, bakllava dhe tri-leçe. Kafenë ta shërbejnë me xhezve bakri me bisht të gjatë. Ju mbase e njihni këtë si kafe turke por kur jeni në “Cka Ka Qellu”, kjo është kafe shqiptare.
Çka ka Qëllu
Restoranti “Çka ka Qëllu” shërben një përzgjedhje moderne të pjatave më të njohura dhe më të pëlqyera të kuzhinës shqiptare dhe kosovare si dhe ëmbëlsirat e shijshme. Në “Çka ka Qëllu” shërbejnë jo vetëm ushqim të shëndetshëm por edhe me vlera ushqyese për ju dhe familjen tuaj.
Në “Çka Ka Qëllu”, ka shumë shqiptarë që punojnë në kuzhinë duke përgatitur ushqime tradicionale. Një eksperiencë unike e cila është renditur së fundmi si një nga vendet më të mira për t’u vizituar në Amerikë, për ushqimin mesdhetar.
Pronari i “Çka ka Qëllu” Ramiz Kuka, thotë se u frymëzua për të hapur restorantin e tij kur djali i tij e pyeti se ku mund t’i çonte miqtë e tij për gatime autentike shqiptare. Në kërkimin e tij, Ramizi ka treguar se doli duarbosh dhe vendosi se do të bëhej misioni i jetës së tij për të sjellë kuzhinën dhe kulturën shqiptare në NYC. Pas vitesh grumbullimi të artefakteve shqiptare të shekullit të 18-të dhe 19-të për të dekoruar hapësirën, “Çka Ka Qëllu” është tashmë një nga eksperiencat më unike të restorantit/muzeut në qytet.
Shije dhe Traditë: Një Përvojë Shqiptare Në Nju Jork – “Çka ka Qëllu”
Rrota tjerrëse e cila të tërheq vëmendjen teksa futesh në restorant, instrumentet me tela, makina manuale e shkrimit, pjata prej metali dhe tasa balte dhe kostumet folklorike të qëndisura me dorë janë vetëm një pjesë e koleksionit të mjeteve antike që do të gjeni vetëm tek “Çka Ka Qëllu”.
Ku disa objekte datojnë që në shekullin e 18-të. Dyshemetë dhe muret duket se janë transferuar këtu nga një shtëpi tipike shqiptare dhe në një restorant ku luhet vetëm melodi popullore nga instrumentet tradicionale të vendit.