Policia italiane ka arrestuar 68 anëtarë të dyshuar të mafies “Ndrangheta”, njoftuan autoritetet policore.
Disa nga të dyshuarit e arrestuar akuzohen për trafik ndërkombëtar droge me ndihmën e metodave mafioze, ndërsa akuzat e tjera përfshijnë zhvatje dhe sulm.
Shumica e të arrestuarve u është caktuar masa e paraburgimit, ndërsa pjesa tjetër është lënë në arrest shtëpie.
“Gjatë operacionit, anëtarët e shquar të dy klaneve famëkeqe u arrestuan në Cassano allo Ionio, në Kalabri dhe në qytete të tjera në provincën e Kozencës”, sipas raportimeve të medieve.
Dy klanet dikur rivale kishin bërë një pakt vitet e fundit për të ndarë një zonë në provincë për biznesin e tyre të dyshuar kriminal.
Gjithashtu janë sekuestruar pasuri me vlerë rreth 5 milionë euro (5.4 dollarë).
“Ndrangheta”, me qendër në rajonin jugor të Kalabrisë, është mafia më e fuqishme siçiliane dhe konkurron në trafikun ndërkombëtar të drogës, me “Comorra” me qendër në Campania.