Eksperti i IT-së, Tomi Kallanxhi ka zbuluar se çfarë kanë kërkuar më shumë shqiptarët në 3 muajt dhe 30 ditët e fundit në internet.
Kallanxhi tregoi në “Wake Up” detaje të tjera interesante, mes tyre dhe fakti se beratasit vijojnë të mbajnë vendin e parë për kërkimin në internet për porno.
I pyetur nëse shqiptarët kërkojnë për ‘gjëra të jashtëligjshme’, eksperti tha: “Patjetër. Për shembull për kategorinë porno vazhdon të jetë Berati. Ne po flasim vetëm për togfjalëshin, domethënë mund të jenë edhe togfjalësha të tjera që mund të dalin edhe në qytete te tjera. Ka qenë në vend të parë dhe vazhdon t’a mbajë duke vijuar me Lezhën, Dibrën dhe e katërta Gjirokastra dhe Top 5 e mbyll Fieri. Tirana është vetëm në vendet e parafundit, e ka humbur interesin”.