ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
Publikohet Rishikimi i ri Strategjik i Mbrojtjes i Britanisë 2 minutes ago
Në vijën e parë të përballjes së Evropës me flotën në hije të Rusisë që shkel sanksionet 18 minutes ago
Rama prezanton buxhetin, opozita i kthen kurrizin 23 minutes ago
Inflacioni në Mbretërinë e Bashkuar arrin nivelin më të ulët në katër muaj 25 minutes ago
“Garda vepron me ligj, jo me urdhër”, Berisha për 21 janarin: Nuk u qëllua nga brenda kryeministrisë 29 minutes ago
Next
Prev
Home Show - Biz Kulture

105 vite më parë, kur Noli takoi Wilson në jaht: E vetmja shpresë për Shqipërinë është Amerika dhe ju, zoti president

albnews by albnews
7 July, 2023
in Kulture, Shqiperia
0
105 vite më parë, kur Noli takoi Wilson në jaht: E vetmja shpresë për Shqipërinë është Amerika dhe ju, zoti president
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Nga Ilir Ikonomi

Si sot 105 vjet më parë, Fan Noli, bashkë me përfaqësues të 33 kombësive, të ftuar nga presidenti Woodrow Wilson në jahtin presidencial, shkuan në Mount Vernon, një bregore e gjelbëruar jo shumë larg Uashingtonit, për të marrë pjesë në festimet e 4 korrikut – ditës së pavarësisë së Amerikës.

RelatedPosts

Çfarë ndodh tani me shtëpinë e teatrit të Queen-it pasi Andrew u dëbua nga Royal Lodge? (video)

Reshjet në Lezhë, përmbytje në disa lagje, probleme dhe me energjinë elektrike

Nisin shirat, dita e sotme me shtrëngata dhe stuhi, Alpet me borë

Atje, Wilsoni mbajti një fjalim pranë varrit të Presidentit George Washington. Të ftuarit vendosën kurora.

Në atë kohë, Fan Noli ishte kryetar i Federatës Vatra të Amerikës në Boston. Lufta e Parë Botërore dukej se do të përfundonte shpejt dhe fati i Shqipërisë ishte në fije të perit. Ajo mund të copëtohej mes fqinjëve.

Gjatë kthimit për në Uashington, Wilsoni bisedoi në jaht me secilin prej të ftuarve.

Noli gjeti rast dhe i tha Presidentit se po të mbretëronin ato parime që deklaroi në fjalimin e tij, s’ka dyshim që edhe Shqipëria do të fitonte të drejtat e saj. Wilsoni iu përgjigj se “ato parime do të mbretërojnë, sepse për ato luftojmë”.

Pas kësaj, Noli iu afrua Zonjës së Parë, Edith, e cila po shijonte rrjedhën e gjerë të lumit Potomak.

FAN NOLI: Zonjë, shqiptarët më kanë porositur t’ju lutem që ta kujtoni Shqipërinë, një vend aq i varfër, pa miq dhe pa ndonjë përkrahje. Po nuk qajnë për urinë dhe mjerimet që heqin, po për humbjen e saj.

ZONJA WILSON: Po. Na vjen shumë keq për kombësitë e vogla si Shqipëria, Belgjika e të tjerat.

FAN NOLI: Situata jonë, zonjë, është shumë e koklavitur dhe e trazuar.

Në këtë kohë në bisedë ndërhyri presidenti Wilson, i cili ishte duke folur me një diplomat aty pranë.

PRESIDENTI WILSON: Me të vërtetë është shumë e koklavitur.

FAN NOLI: E vetmja shpresë për Shqipërinë është Amerika dhe ju, zoti president.

PRESIDENTI WILSON: Unë do të kem vetëm një zë në kongresin e paqes dhe atë zë do ta përdor dhe për të drejtat e Shqipërisë.

FAN NOLI: Ai zë është i mjaftë për shqiptarët dhe ata do të jenë vdekërisht të gëzuar dhe fare të sigurtë për të drejtat e tyre.

PRESIDENTI WILSON: (Buzëqesh) Jo, mos ia u thuaj pikërisht ashtu shqiptarëve, se ahere ata do ta lenë punën e tyre në gjumë. Duhet ata paskëtaj të punojnë ca më tepër se kurdoherë.

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

Publikohet Rishikimi i ri Strategjik i Mbrojtjes i Britanisë

Publikohet Rishikimi i ri Strategjik i Mbrojtjes i Britanisë

19 November, 2025
Në vijën e parë të përballjes së Evropës me flotën në hije të Rusisë që shkel sanksionet

Në vijën e parë të përballjes së Evropës me flotën në hije të Rusisë që shkel sanksionet

19 November, 2025
Rama prezanton buxhetin, opozita i kthen kurrizin

Rama prezanton buxhetin, opozita i kthen kurrizin

19 November, 2025
Inflacioni në Mbretërinë e Bashkuar arrin nivelin më të ulët në katër muaj

Inflacioni në Mbretërinë e Bashkuar arrin nivelin më të ulët në katër muaj

19 November, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result