nga Lutfi Dervishi
Të shqetësuar për rritjen e tensioneve mes Shqipërisë dhe Kosovës, në Bruksel po mendojnë caktimin e një emisari të posaçëm për zgjidhjen e krizës.
Kriza ka perceptuar me shpejtësi dhe arriti sot kulmin me vënien në pikë pyetje të takimit të KM të Shqipërisë me Kryeministrin e Kosovës.
Me kalimin e viteve lista e problemeve mes dy vendeve ka ardhur duke u zgjeruar pavarësisht 13 mbledhjeve të perbashketa mes dy qeverive me motion “jemi një” apo “të perbashkuar”.
Problemet nisin me politikat e forta proteksioniste të Tiranës ndaj rrushit të Rahovecit dhe kundërpërgjigjen e Prishtinës ndaj patates se Shishtavecit.
Shqipëria pretendon se i takon asaj pronesia e qenit të Sharrit, ndërsa Kosova është e pakënaqur me taksen prej 5 euros për çdo automjet që kalon neper rrugën e Kombit.
Dy vendet kanë të perbashket historinë, kulturen, gjuhën dhe aspiraten për të ardhmen. Të dy vendet kanë heronj të perbashket dhe të dy vendet duan të anëtaresohen në Bashkimin Europian.about:blank
Kriza e ditëve të fundit vjen si pasoje e asaj që Prishtina e konsideron presion të pa merituar nga Tirana për të ulur tensionet në Veri të Kosovës që lidhen me minoritetin serb
Kryeministri i Shqipërisë ka 10 vite që ka qenë avokat publik i Presidentit të Serbisë dhe prej 10 javësh prokuror i Kosovës, i tha Reuterit një analist në Tiranë familjar me grindjet mes Shqipërisë dhe Kosovës.
Sherret janë të vjetra dhe Prishtina ka tentuar të rrëzoje qeverinë e Tiranës duke organizuar një parti në zgjedhjet parlamentare – tha një diplomat perendimor në Tiranë.
Burime diplomatike në Bruksel bëjne me dije se dy diplomate të rajonit shihen si kandidaturat me të përshtatshme që mund të sjellin paqe mes Shqipërisë dhe Kosovës.
Goran Svilanovic- ish sekretari i përgjithshëm i RCC dhe ish minister i jashtëm i Serbisë shihet si kandidature e përshtatshme për shkak të njohes së mirë të rajonit dhe faktit që kupton pak shqip. Në këtë pikë kandidature me e fortë është edhe Ivica Dacic i lindur në Prizren, por që kendon shqip këngën “Rroka mandolinën”.
“Një serb ka më shumë shanse të pajtoje shqiptarët”- tha një diplomat në Bruksel.
Nëse emisaret nuk do të arrijnë sukses të shpejtë në Bruksel mendojnë të aktivizojnë kartën e fundit si ndërmjetës Presidentin e Serbisë Aleksander Vuçiç ose organizimin e një konference ndërkombëtare ku të dy kryeministrat të mbyllen në një vend (tip Dejton) deri në momentin që të firmosim një marrëveshje ku të angazhohen që nuk do të bojkotojnë me mbledhjet e perbashket mes tyre dhe të angazhohen për zbatimin e 170 marrëveshjeve të nënshkruara nder vite.