Një qen portugez 31-vjeçar, i quajtur Bobi, hyri në Rekordet Botërore Guinness si “qeni më i vjetër në botë.
Bobi është një racë e pastër “Rafeiro do Alentejo”, racë qensh roje bagëtish me një jetëgjatësi mesatare prej vetëm 12-14 vjetësh.
Ai tani ka arritur të jetojë më shumë se dyfishin e jetës mesatare.
Qeni portugez ka thyer një rekord pothuajse shekullor; sipas Rekordeve Botërore Guinness qeni i mëparshëm i quajtur Bluey, ishte një qen australian bagëtish dhe kishte jetuar për 29 vite e 5 muaj. Ndësa Bobi me datëlindjen më 11 maj 1992, Rekordet Botërore Guinness sot e përshkruajnë atë “jo vetëm si qenin më i vjetër të regjistruar ndonjëherë, por edhe si qenin më të vjetër që jeton.”
Qeni Bobi ka jetuar gjithë jetën e tij me familjen Costa në fshatin Conqueiros, në Leiria të Portugalisë.
Pronari i tij Leonel Costa tha se një nga arsyet e rëndësishme për jetëgjatësinë e qenit të tij të dashur është se ai ka jetuar gjithë jetën e tij larg qytetit në një mjedis të qetë dhe paqësor.
Bobi, i cili nuk është lidhur kurrë, ka qenë gjithmonë i lirë të zbulojë pyjet dhe fermat aty pranë, vuri në dukje Costa.
Edhe pse Bobi i pëlqen ende shëtitjet, mosha po e bën të vetën, qeni është më pak aventurier, gëzofi i tij hollohet, shikimi i është përkeqësuar dhe i duhet të pushojë më shumë se dikur.