Tre zonjat kanë zgjedhur që ta shijojnë së bashku mbrëmjen, ku nuk ka munguar alkooli, por edhe kërcimet me këngët e këngëtarit me famë botërore. Ministrja kishte zgjedhur të vishte një bluzë me mëngë të gjata, të bardhe dhe pantallona të zeza. Ndonëse në një festë, ajo nuk e kishte kursyer pamjen prej zyrtareje të lartë.
Nga ana tjetër, Gjylameti ka qenë më sportive. Zonjat e politikës nuk e kanë ndalur kërcimin përgjatë gjithë mbrëmjes duke e shijuar kështu atmosferën e krijuar në shesh. Në fakt kjo nuk është hera e parë që shohim Margaritin duke kërcyer. Në çdo festë që organizohet ajo është ndër të parat, që ‘harron’ për pak profilin zyrtar dhe ia merr kërcimit, pa u shqetësuar aspak nga objektivat e kamerave.