Etleva Biçaku nga fshati Thanasaj i Lushnjës, është gjetur pas dy vitesh kërkime nga familjarët e saj.
Ajo u largua nga shtëpia dy vite më parë në 29 janar të vitit 2021 dhe pas kërkimeve të pareshtura të familjarëve është gjetur ditën e sotme në Libofshë të Fierit.
Burime bëjnë të ditur se aktualisht, Etleva Biçaku ndodhet në Komisariatin e Policisë, ku priten të mbërrijnë familjarët e saj.
Etleva Bicaku ishte e ndarë nga një martese 6 vite më parë dhe vuante nga depresioni, madje ka qenë e shtruar edhe në spitalin e Elbasanit.
Familjaret e saj, dy vite më parë u shokuan se tepërmi nga zhdukja pa gjurmë e saj e madje kërkuan që grupet e hetimit të kërkonin edhe në lumin Shkumbin që ndodhej pranë banesës së saj pasi dyshonin se ajo mund të ishte mbytur në lumë.