Në shtator nis puna për “Enciklopedinë Shqiptare”. Miratohen aktet përfundimtare për hartimin e veprës madhore nga Redaksia Qendrore

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

“Enciklopedia shqiptare”, vepra madhore shqiptare, për të cilën janë angazhuar dy Akademitë e Shkencave respektive, ajo e Shqipërisë dhe e Kosovës, do të nisë punën konkrete në Shtator.

Në mbledhjen e sotme të Redaksisë Qendrore të Enciklopedisë Shqiptare, u miratuan aktet përfundimtare që i hapin rrugën hartimit të këtij projekti madhor që bën bashkë Shqipërinë dhe Kosovën, por edhe një sërë studiuesish nga Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Diaspora.

Koha e projektuar si fillim për të përfunduar këtë vepër madhore ka qenë 5 vite, por Kraja shprehet se mund të zgjasë edhe më shumë.

“Enciklopedia shqiptare” do të përbëhet nga 10 vëllime, me nga rreth 400 faqe secili, ku do të përfshihen ngjarje historike, kulturore, politike, sociale dhe personalitete që kanë lënë gjurmë të rëndësishme në historinë e kombit shqiptar.

Share This Article