Sot ka eskaluar situata në Kuvendin e Kosovës, ku pati përleshje fizike ndërmjet deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës dhe ministrave.
Në momentin kur kryeministri Albin Kurti ishte duke folur, ai është gjuajtur me ujë nga deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku.
Më pas në afërsi të foltores ka dal ministri Hekuran Murati, i cili është shtyrë nga Mërgim Lushtaku që hodhi ujë edhe në drejtim të Besnik Bislimit.
Ky i fundit më pas e gjuajti me shishe deputetin e PDK-së, Mërgim Lushtaku.