Taulant Balla është zyrtarisht ministri i ri i Brendshëm, 75 deputetë votuan pro, 16 kundër, 1 abstenim

albnews
By
1 Min Read

Taulant Balla është zyrtarisht ministri i ri i Brendshëm. Parlamenti votoi të enjten në mbrëmje dekretin e Presidentit, Bajram Begaj, për emërimin e Ballës në postin e ministrit.

Pro Ballës ishin 75 deputetë, 16 kundër, ndërsa pati edhe 1 abstenim.   

Para votimit të Ballës, deputetët votuan me 84 vota pro dekretit të kreun të shtetit për shkarkimin e Bledi Çuçit nga posti i ministrit të Brendshëm.

Taulant Balla , ishte kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste.  Me emërimin e tij në krye të ministrisë së Brendshme, ende nuk dihet ende se kush do ta pasojë në detyrën e kreut të Grupit Parlamentar socialist.

Share This Article