Një incident ka ndodhur në një shkollë gjatë orës së Kimisë, ku 12 nxënës kanë mbetur të lënduar, deklaroi sot policia.
Nxënësit me moshë rreth 14 vjeç, u përpoqën të zbulonin pikën e shkrirjes së dyllit duke përdorur djegësit e Bunsen, kur mbetjet nga një eksperiment i mëparshëm morën flakë dhe prodhuan tym squfuri.
Një zëdhënës i policisë deklaroi se 10 nxënës u lënduan, ndërsa dy mësues kishin nevojë për trajtim spitalor. Nuk është ngritur asnjë kallëzim penal./ATSH/