“New York Times” po i afrohet pragut simbolik prej pesë milionë abonentësh, numër ky i nxitur edhe nga progresi i dixhitalizimit, njoftoi kompania mediale, duke u konsideruar i mirëpozicionuar në qëllimin e tij për të arritur dhjetë milionë abonentë në vitin 2025.
Grupi e ndryshoi strategjinë e tij gjatë tremujorit të fundit, duke i detyruar të identifikohen ata abonentë që duan të shkojnë deri në limit të artikujve falas.
“Ky zhvillim e bën më lehtë kalimin e lexuesve nga falas, në me pagesë”, shpjegoi drejtori ekzekutiv Mark Thompson, gjatë një konference telefonike.
Për të, objektivi i dhjetë milionë abonentëve në 2025 është shumë pranë.