Xhevahirët e mesfushës së klubeve të Seria A vijojnë të mbeten në qendër të merkatos së kësaj verë.
Pasi u refuzua nga Nicolo Barrella dhe bleu Sandro Tonalin me një lëvizje surprizuese nga Milani, në Tyneside ëndërrojnë të rrëmbejnë një tjetëër mesfushor të talentuar nga Italia.
Newcastle është hedhur në sulm frontal për t’i rrëmbyer Napolit, talentin gjeorgjian Khvicha Kvaratskhelia.
Sipas disa raportimeve të mediave në Arabinë Saudite, klubi anglez ka hedhur në tryezën e Napolit një ofertë me vlerë 95 milionë euro për të rrëmbyer “regjisorin” që shkëlqeu në sezonin e parë në Itali.
Pas lamtumirës së mbrojtësit Kim, Aurelio De Laurentiis vështirë se do të heqë dorë nga një tjetër lojtar cilësor i skuadrës,por kthesat në këtë drejtim nuk mund të përjashtohen nëse sheikët e Newcastle do të sforcohen edhe pak.