I nxehti mbyll Akropolin, atraksioni turistik grek me orar të reduktuar për turistët 

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Akropoli i Athinës, atraksioni kryesor turistik i Greqisë, mbyllet gjatë orëve  të pikut pasi vendi është përfshirë nga një valë të nxehti afrikan. 

Lajmi u njoftua nga ministrja e Kulturës të Greqisë, Lina Mendoni.  Ajo bëri të ditur se nga mesdita deri në orën 17:00, sipas orës lokale siti arkeologjik që është në listën e UNESCO-s,  do të mbyllet për vizitorët për të mbrojtur turistët dhe punonjësit.  

Temperaturat kanë arritur mbi 40 gradë Celsius në Athinë, por në majën e Akropolit ndihet më e nxehtë.

Vende të tjera të njohura turistike që rrethojnë Shkëmbin e Shenjtë mbi të cilin ndodhet Akropoli, si Agora e Lashtë, do të mbeten të hapura.
Akropoli, i cili ka parë një rritje të madhe të numrit të vizitorëve në muajt e fundit, normalisht është i hapur çdo ditë nga ora 8:00 deri në 20:00.

Vala e të nxehtit afrikan po godet disa vende mesdhetare, me temperature mbi 40 gradë Celsius në pjesë të Greqisë veriore dhe perëndimore, por që në disa zona nxehtësia përcillet sikur të jetë 43 gradë. 

Share This Article