Karamuço tregon se kush do të jetë “kurbani” i parë i Taulant Ballës në Policinë e Shtetit

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Eksperti për sigurinë dhe kriminalistikën, Ervin Karamuço, ndërsa ka komentuar daljen e parë publike të Taulant Ballës si Ministër i Brendshëm, ka paralajmëruar ndyshime në Policinë e Shtetit.

I ftuar në “Top Talk”, Karamuço tha se në fjalën e tij sot Balla ishte mjaft i qartë kur ju drejtua kreut të AMP-së, Ardi veliut, kur tha se ky institucion nuk e ka kryer detyrën, duke lënë të nënkuptohet se ai do të jetë i shkarkuari i parë.

AMP ka bërë një punë të mirë gjatë kësaj periudhe dhe nuk i duhen mohuar meritat, kritikat e forta që Z. Balla drejtoi sot ndaj këtij institucioni ngjanin si një mesazh i koduar për largimin e afërt të kreut te AMP”, u shpreh eksperti.

Karamuço u ndal ndër të tjera edhe tek një sërë problematikash që shqetësojnë sot policinë e shtetit, ku dyfishimi i rrogës së tyre duhet të ishte prioriteti Nr.1 i Ministrit të ri të Brendshëm.

Share This Article