Frikë para Milan-Real Madrid, ish-portieri i Premier League shembet në tokë

albnews
By
1 Min Read
Disclosure: This website may contain affiliate links, which means I may earn a commission if you click on the link and make a purchase. I only recommend products or services that I personally use and believe will add value to my readers. Your support is appreciated!

Milan-Real Madrid, në “Rose Bowl” të Kalifornisë nisi me një moment frike, pasi komentatori i ESPN, Shaka Hislop, ish-portieri i West Ham, Newcastle dhe Portsmouth dhe kombëtares së Trinidad, u shemb në tokë teksa ishte duke folur para ndeshjes me kolegun Dan Thomas.

Në videon e bërë virale në internet, Hislop shihet teksa nis të lëkundet dhe mundohet të vazhdojë të flasë, ndërsa më tej humbet ekuilibrin dhe tenton të mbahet te kolegu i tij.

Menjëherë ndërhyri personeli mjekësori, i cili i dha ndihmën e parë, ndërsa më vonë Dan Thomas shkroi në rrjetet sociale se Hislop është në gjendje të qëndrueshme.

Miqësorja e luksit u fitua 3-2 nga Reali i Madridit.

Share This Article