Samiti i Procesit të Berlinit, von der Leyen vjen sot në Tiranë, takim me Presidentin Begaj

albnews
By
1 Min Read

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen do të vijë sot (15 tetor) në Tiranë, në kuadër të Samitit të Procesit të Berlinit që do të mbahet ditën e nesërme. Bëhet me dije se von der Leyen do të pritet nga Presidenti i Republikës, Bajram Begaj në orën 15:30.

31 lider të bashkimit evropian, 5 vendeve të Ballkanit Perëndimor, do të mbërrijnë në Tiranë, për Samitin e Ballkanit Perëndimor, nisëm që ka marrë udhë që prej 2014-së si iniciativë e Kancelares gjermane Anxhela Merkel (o. Angela).

Teksa vijojnë përgatitjet për pritjen e Samitit të Procesit të Berlinit në Tiranë, për të siguruar mbarëvajtjen e tij, Policia ka nisur me marrjen e masave që prej të dielës.

Janë 1604 efektivë të angazhuar, ndërsa një sërë aksesh kryesore do të mbyllen që prej pasdites së sotme.

Share This Article