Dëshpërimi ka përfshirë gratë në afganistan, të cilat pas një sërë kufizimeve, duhet tu thonë lamtumirën edhe salloneve të bukurisë. Të gjitha parkureritë e sallonet rreth vendit detyrohen të mbyllin dyert me urdhër të talebënëve, duke lënë të papuna mbi 60mijë gra.
“Po përjetoj një nga ditët më të zeza dhe të këqija të jetës sime. Një zhgënjim total. E filluam punën tonë me pasion dhe entuziasëm, por fatkeqësisht gjithçka ka marrë fund tani.”
Këto janë fjalë dëshpërimi të grave afgane, të cilat pas viteve punë e investime për të ngritur bizneset e tyre detyrohen të mbyllin parukeritë dhe sallonet e bukurisë, me urdhër të talebaneve.
Sallonet ishin lejuar të operonin pas ardhjes se tyre në pushtet 2 vite më parë, po talebanët ndryshuan qëndrim muajin e kaluar.
Vendimi, kufizon më tej hapësirat e hapura për gratë afgane, të cilave më herët ju ndalua gjithashtu të shkojnë në shkollë, palestër dhe parqe.
“U kërkoj talebanëve të mos i mërzisin më gratë, veçanërisht ato që kanë vuajtur kaq shumë për të qëndruar në këmbë. Ju lutem, lërini gratë të punojnë, ato përbëjnë gjysmën e shoqërisë.”
Sallonet e bukurisë me dritare të mbuluara në qytete si Kabuli, u ofronin grave një vend të sigurt për të ndarë gëzimet dhe dhimbjet.
Sipas vlerësimeve, më shumë se 60 mijë gra pritet të humbasin vendet e punës dhe 12 mijë biznese do të ulin qepenët pas urdhrit të talebanëve më 4 korrik i cili kërkoi mbylljen e salloneve brenda një muaji.
Dhjetëra gra kryesisht, punonjëse të parukerive protestuan javën e kaluar kundër vendimit, por talibanët hodhën ujë dhe qëlluan në ajër për të shpërndarë grumbullimet.