Një elefant në Amantea të Italisë është ndarë nga grupi i tij në cirk dhe ka vendosur të bëjë një shëtitje në qytet.
Siç raportojnë mediat lokale, elefanti u pa fillimisht në plazh më pas është filmuar teksa ecte përgjatë rrugës në drejtim të një supermarketi.
Më pas, ai u lokalizua nga drejtuesit e cirkut për fat të mirë, pa shkaktuar asnjë dëm material apo në njerëz.
Pamjet e elefantit duke ecur nëpër rrugë u filmuan nga qytetarët dhe u bënë virale në rrjet. Kjo nuk është hera e parë që vizitorë të pazakontë qarkullojnë në këtë zonë.
Në janar të vitit 2023, disa strucë u fotografuan teksa vraponin nëpër Campora San Giovanni, një qytet disa kilometra larg Amantea-s. Në atë rast zogjtë nuk ia kishin mbathur nga ndonjë cirk, por nga një fermë.