Presidentja e zgjedhur e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen theksoi sot se “tronditja e Brexit”-it kishte riforcuar Bashkimin Evropian.
“Kaq paradoksale sa duket, tronditja e Brexit-it ka riforcuar unionin tonë. Sepse, nuk tregon vetëm se çfarë do të thotë të largohesh nga BE, por gjithashtu edhe atë që fiton secili vend duke qenë pjesë e Bashkimit Evropian”, konfirmoi zyrtarja gjermane një ditë para ceremonive me rastin e 30-vjetorit të shëmbjes së Murit të Berlinit.
“Eksperienca e Brexit kujtoi, për shumë nga ata që kishin dyshime tek BE, përfitimet që mund të kenë nga kjo aleancë”, theksoi ajo.
“Sado të ndryshëm që jemi, 27 vendet e Bashkimit Evropian janë të bashkuar në negociatat për Brexit”, nënvizoi ajo. .
Vështirësitë aktuale rreth kushteve të daljes së Britanisë së Madhe nga BE paralizojnë dhe ndajnë vendin që prej votimit të britanikëve në vitin 2016 dhe Brexit-i është shtyrë tashmë tre herë./ATSH/