ALB UK News

Menu
  • Home
  • Albania
  • Kosova
  • UK
  • Kina
  • Diaspora
  • Bota
  • Maqedonia
  • Sports
  • Show – Biz
    • Kulture
    • Technologji
    • Opinion
    • Shendetesi
    • Shqiperia
    • Popular
  • ALBUK.TV
  • Kontakto
    • Live TV & Studio Kontakt
    • Termat dhe Kushtet
    • Terms and Condition
  TRENDING
GJKKO liron nga qelia ish-gjyqtaren Pajtime Fetahu 3 minutes ago
Fund i lumtur për çiftin britanik të burgosur nga talebanët, lirohen pas 8 muajsh burg 10 minutes ago
SHBA “rikthehet” në Afganistan, Presidenti Trump: Do të rimarrim bazën ajrore 14 minutes ago
PD kërkon shkarkimin e Niko Peleshit nga drejtimi Kuvendit 17 minutes ago
Pezullimi i Dialogut Strategjik me SHBA, Kurti ia hedh fajin opozitës: Po e bëjnë të stërmadhe, kemi dallime për raportet me Serbinë 25 minutes ago
Next
Prev
Home Diaspora

Ja cilat janë komunat zvicerane me përqindjen më të madhe të shqiptareve

albnews by albnews
29 July, 2023
in Diaspora
0
Ja cilat janë komunat zvicerane me përqindjen më të madhe të shqiptareve
  • Facebook
  • Share on X
  • LinkedIn
  • WhatsApp
  • Email
  • Copy Link

Shqiptarët (kryesisht shtetas të Kosovës dhe të Maqedonisë) zyrtarisht përbëjnë komunitetin e katërt më të madh, të huaj në Zvicër, pas gjermanëve, italianëve dhe portugezëve. Por, në kantonet gjermane të vendit ata zënë vendin e tretë dhe në ndonjërin prej tyre, madje edhe vendin e dytë.

Sidoqoftë, Zyra Federale e Statistikave ka bërë së fundi një listë prej dhjetë komunave me përqindjen më të lartë të banorëve me origjinë shqiptare  shkruan blick.ch. Qytetarët me shtetësi të dyfishtë nuk llogariten.

RelatedPosts

EMRI/ Vritet një shqiptar në Toronto

Kompanitë e dërgesave të paravë “grijnë” emigrantët, për 345 euro, 5.9% mbahen komision

Protesta në Hagë, Rama: Asgjë tjetër përveç drejtësisë, për Kosovën dhe çlirimtarët e saj

1
Egerkingen (Solothurn)

Komuna e Egerkingen-it zë vendin e parë. Këtu proporcioni i kosovarëve në raport me numrin e gjithmbarshëm të banorëve është 9.3 për qind, pra 391 nga gjithsej 4221 banorët, janë kosovarë. Egerkingen-i ndodhet direkt në autostradë dhe kufizohet, ndër të tjera, me komunat Härkingen, Hägendorf dhe Neuendorf, transmeton albinfo.ch. Përveç kësaj, Egerkingen-i është shumë afër Oltenit.

2
Reinach AG
Reinach-u në kantonin Aargau zë vendin e dytë në renditje, me 9.2 për qind. Ky fshat, së bashku me Menziken-in, është qendër ekonomike në Aargaun jugor. 9.2 për qind dmth 838 persona me shtetësi kosovare jetojnë në këtë lokalitet Reinach-u ka 9108 banorë.

3
Leibstadt AG
Ky fshat është më i njohur për termocentralin bërthamor. Nga 1886 banorë (viti 2021) 157 janë nga Kosova. Kjo është 8.3 për qind.

4
Triengen LU
Çfarë kanë të përbashkët furçat e dhëmbëve, tharëset e flokëve dhe aeroplanët e vegjël? Pikërisht, të treja janë të lidhur me Triengen. Kompania zvicerane Trisa ka selinë e saj këtu. Ajo punëson mbi 1000 njerëz dhe furnizon të gjithë Zvicrën. Përveç një aeroporti për aeroplanë të vegjël, Triengen ka gjithashtu një rrjet të madh rrugor që mund të përdoret për të udhëtuar shpejt në Lucern ose Aarau. Me një popullsi prej 4687 (që nga viti 2021), 387 vijnë nga Kosova – pra 8.3 për qind.

5
Bottstein AG
Kthehemi në kantonin Aargau. Böttstein ndodhet në Aare në rrethin Zurzach. Nga 4063 banorë (nga viti 2021), 8 për qind janë me shtetësi kosovare, 325 banorë, përcjell albinfo.ch. Pikërisht përballë, në anën tjetër të lumit Aare, ndodhet Döttigen-i, i cili renditet i 12-ti me 6.7 për qind të kosovarëve.

6
Birr AG
Proporcioni këtu është 7.7 për qind. 354 nga 4573 banorë janë nga Kosova. Që nga vendosja e kompanisë energjetike ABB (Brown, Boveri & Cie.) me ndërtesa fabrikash dhe zona banimi në vitet 1950, komuna e Birrit ka përjetuar një rritje të fortë me një përqindje të lartë të udhëtarëve dhe të huajve. Përveç ABB-së, aktualisht funksionon edhe dega General Electric.

7
Spreitbach AG
Spreitbach është i njohur për të gjithë. Sipas Bfs, qyteti i Spreitbachut ka 12,162 banorë (viti 2021) dhe një përqindje e të huajve mbi 50 për qind. 921 banorë vijnë nga Kosova. Kjo është 7.6 për qind.

8
Tecknau BL
Tecknau në kantonin e Baselland është komunë fare e vogël. Ajo ka një popullsi prej 813 banorësh (që nga viti 2021) dhe 60 prej tyre janë kosovarë, që përbën 7.4 për qind të banorëve të Tecknau.

9
Dulliken SO
Komuna e dytë e Solothurnit në këtë listë është në rrethin e Oltenit, transmeton albinfo.ch. Rreth 7.3 përqind e 5,200 banorëve të Dulliken vijnë nga Kosova, ose 382 sish.

10
Menziken AG
Këtu përbërja e banorëve nga Kosova është 7.2 për qind. Menziken-i është pikërisht pranë Reinach. 483 nga 6706 banorë janë kosovarë. / Le canton27.CH/

albnews

albnews

Live ALBUK TV

Recent News

GJKKO liron nga qelia ish-gjyqtaren Pajtime Fetahu

GJKKO liron nga qelia ish-gjyqtaren Pajtime Fetahu

19 September, 2025
Fund i lumtur për çiftin britanik të burgosur nga talebanët, lirohen pas 8 muajsh burg

Fund i lumtur për çiftin britanik të burgosur nga talebanët, lirohen pas 8 muajsh burg

19 September, 2025
SHBA “rikthehet” në Afganistan, Presidenti Trump: Do të rimarrim bazën ajrore

SHBA “rikthehet” në Afganistan, Presidenti Trump: Do të rimarrim bazën ajrore

19 September, 2025
PD kërkon shkarkimin e Niko Peleshit nga drejtimi Kuvendit

PD kërkon shkarkimin e Niko Peleshit nga drejtimi Kuvendit

19 September, 2025
Copyright © 2025 ALB UK News | Powered by ALB UK News
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT
No Result
View All Result