Nëse kaloni mjaftueshëm kohë në TikTok, me siguri keni parë një mori njerëzish që bisedojnë drejtpërdrejtë me audiencën e tyre në kohë reale.
Nëse shihni për pak minuta videon, ka të ngjarë të shihni TikTok-erin të mbushur me kapele kaubojsh, mustaqe, trëndafila, syze dielli etj.
Këto nuk janë filtra, por janë efekte që shtohen nga shikuesit – të quajtura “gifts” (dhurata).
Gifts (dhuratat) mund të jenë të ndryshme – trëndafil, kurorë, top futbolli etj. Sigurisht, për shkak se ato janë virtuale, përdoruesit që bëjnë videot nuk arrijnë t’i marrin këto dhurata në shtëpi, por ka një vlerë monetare që lidhet me çdo gift.
Ata mund të fitojnë diku midis 1 cent për dhurata si trëndafila dhe topa tenisi, deri në mbi 530 dollarë për ikona të tjera.
Shumë gifts të tjera kushtojnë 1 deri në 5 dollarë, duke përfshirë syzet e diellit ($2.64), emoji i zjarrit (7 cent), varëse ari ($2.66) etj.
Çdo dhuratë vlen një numër të caktuar monedhash (coins). Çdo monedhë TikTok vlen rreth 1.4 cent. Sidoqoftë, kostoja e saktë për të blerë një monedhë varet nga sa monedha blini në të njëjtën kohë dhe nëse i blini përmes aplikacionit në telefon ose përmes faqes së internetit të TikTok.
Dhuratat (gifts) u jepen përdoruesve përmes Diamanteve, “bazuar në popullaritetin e tyre”. Pasi të kenë fituar Diamante, përdoruesit mund t’i shkëmbejnë ato në para përmes një llogarie bankare ose PayPal.
50 coins janë të barabarta me 25 diamante. Çdo diamant vlen 5 cent. Nëse keni 100 diamante, mund të arkëtoni 50 dollarë. Sidoqoftë, TikTok mban 50% të asaj që fitoni, kështu që nëse keni fituar diamante me vlerë 50 dollarë, mund të tërhiqni vetëm 25 dollarë.
Sidoqoftë, ByteDance, kompania që zotëron TikTok, ka përfshirë në rregullore se ata janë të lirë të ndryshojnë kursin e këmbimit midis Diamantit dhe dollarëve sipas gjykimit të tyre.
Paratë tërhiqen vetëm pasi vlera ka arritur 100 dollarë dhe nuk mund të tërhiqen më shumë se 1,000 dollarë në ditë.