Ish-presidenti amerikan Donald Trump do të akuzohet sot edhe zyrtarisht në një seancë dëgjimore, për komplot për ndërhyrje në zgjedhjet e 2020-ës, raporton BBC.
Në prag të gjykimit Trump e kritikoi çështjen si provë e “korrupsionit, skandalit dhe dështimit” të SHBA nën drejtimin e Joe Biden.
Siguria është duke u rritur në Uashington DC për seancën dëgjimore. Barriera metalike janë vendosur jashtë gjykatës federale.
Trump, pritet të dalë para gjykatës, por të deklarohet i pafajshëm. Ndonëse e ka mundësinë e paraqitjes në gjyq edhe përmes video-lidhjes, ai pritet të dalë në seancë fizikisht. Në prag të gjykimit Trump e kritikoi çështjen si provë e “korrupsionit, skandalit dhe dështimit” të SHBA nën drejtimin e Joe Biden.
Sipas aktakuzës, Trump përballet me katër akuza, duke përfshirë komplotin për të mashtruar SHBA-në, ndërhyrjen e një dëshmitari dhe komplot kundër të drejtave të qytetarëve. Kjo është çështja e tretë penale e profilit të lartë kundër ish-presidentit dhe më e rënda nga ato që kërcënojnë të dëmtojnë kandidaturën e tij për Shtëpinë e Bardhë në vitin 2024.