Singapori po bashkëpunon me autoritetet e Mbretërisë së Bashkuar, në hetimin ndaj ish-bosit të Formula Një, Bernie Ecclestone.
92-vjeçari akuzohet për mashtrim me taksat, duke mos deklaruar 484 milionë dollarë, të cilat i ka fshehur në një fond besimi, në një llogari bankare në shtetin aziatik.
Pas akuzës për mos-deklarimin e të ardhurave nga viti 2013 deri më 2016-ën, Ekleston po përballet me gjykatën angleze.
Edhe pse procesi do të nisë më 16 nëntor 2023, në seancat paraprake në Gjykatën e Londrës, njeriu më i pushtetshëm i sporteve motorikë u shpreh “i pafajshëm” rreth akuzave nga agjencia e taksave.