Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në Berat ku një i moshuar është goditur nga një automjet.
Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Stan” të Moravës së Beratit, dhe sipas informacioneve paraprake të policisë, bëhet e ditur se viktimë ka mbetur shtetasi Asqeri Agalliu, 75-vjeç, pasi nuk mundi t’i mbijetojë plagëve të marra nga aksidentit, duke ndërruar jetë në spital.
“Rreth orës 21:15, në vendin e quajtur “Stan”, Moravë, një automjet që drejtohej nga shtetasi G.Z, ka aksidentuar shtetasin A.A., 75 vjeç, këmbësor.
75-vjeçari pasi u transportua në Spital, humbi jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.